Çfarë është vera? - Sirius Wine
Where to buy icon
16 October 2023

Çfarë është vera?

VERA ËSHTË NJË PIJE ALKOOLIKE E BËRË ME LËNGUN E FERMENTUAR TË RRUSHIT.

Vera ka evoluar si pjesë e jetës, kulturës dhe dietës që nga kohërat e lashta.
Si simbol kulturor, roli i verës është transformuar me kalimin e kohës, duke u zhvendosur nga një burim i rëndësishëm ushqimi në një plotësues kulturor të ushqimit dhe komoditetit.

Historia dhe tradita e verës

Bërja e verës është një proces po aq i vjeter sa vetë civilizimi. Kultura e verës në Evropë është para romakëve, gjatë kohërave të Ilirëve ndërsa në Greqinë e lashtë, vera vlerësohej nga poetë, historianë dhe artistë. Dionisi, perëndia greke e verës, përfaqësonte jo vetëm fuqinë dehëse të verës por edhe ndikimet e saj sociale dhe të dobishme. Prodhimi i verës u shfaq në Evropë me zgjerimin e Perandorisë Romake në të gjithë Mesdheun, ku u krijuan shumë rajone të mëdha prodhuese të verës që ekzistojnë ende sot. U shfaqën fuçi për magazinim dhe transport, shishet u përdorën për herë të parë dhe madje u zhvillua një sistem fillestar i emërtimit pasi disa rajone fituan një reputacion për verë të mirë.
Ndërsa prodhimi i verës u rafinua në mënyrë progresive, popullariteti i saj u rrit edhe në tavernat e kohës.

Shtrirja e kulturës së verës

ARTI I VRESHTARISË DHE I VERËS KA EVOLUAR ME KOHËN

Arti i kultivimit të verës u përhapur në Europë, gjatë shekullit të 16-të, vera u vlerësua si një alternativë më e sofistikuar kundrejtë birrës. Ndërsa produktet e verës filluan të diversifikohen, konsumatorët filluan të vlerësonin konceptin e ndryshimit të zakoneve të tyre ndaj pijes. Njerëzit filluan të diskutojnë për virtytet dhe veset me entuziazëm më të madh se në shekujt e mëparshëm. Willaim Shakespeare madje vuri në dukje se “vera e mirë është një shoqërues i mirë nëse përdoret me masë”. Duke komentuar në mënyrë
implicite për keqpërdorimin e verës në atë kohë. Me kalimin e shekujve, arti i prodhimit të verës u përhap në Francë, Spanjë, Itali, Gjermani dhe në pjesë të tjera. Në atë kohë, vera konsiderohej një pjesë e rëndësishme e dietës ditore dhe njerëzit filluan të favorizonin verërat më të forta dhe më të rënda. Vlerësimi evropian i verës vazhdoi gjatë epokës së errët. Pjesërisht për shkak se uji i pijshëm nuk ishte ende i besueshëm, vera ishte alternativa e preferuar për të shoqëruar vaktet. Në të njëjtën kohë, vreshtaria përparoi falë bujqësisë së manastireve të Kishës në të gjithë kontinentin, gjë që krijoi disa nga vreshtat më të mira në Evropë. Murgjit benediktianë u bënë një nga prodhuesit më të mëdhenj të verës në Evropë me vreshta në rajonet e Champagne, Burgundy dhe Bordeaux të Francës, si dhe në rajonet Rheingau dhe Franconia të Gjermanisë. Klasat e tregtarëve dhe fisnikëve pinin verë me çdo vakt dhe mbanin bodrume të pajisura mirë. U bënë një tipar i zakonshëm për të gjithë qytetet në Europë.

Vera sot

Gjatë 150 viteve të fundit, prodhimi i verës është revolucionarizuar totalisht si art dhe shkencë. Me aksesin në ftohje, është bërë më e lehtë për kantinat të kontrollojnë temperaturën e procesit të fermentimit dhe të prodhojnë verëra me cilësi të lartë në klimat e nxehta. Futja e makinave vjelëse u ka mundësuar prodhuesve të verës të rrisin madhësinë e vreshtave të tyre dhe t’i bëjnë ato më efikase. Megjithëse industria e verërave përballet me sfidën e përmbushjes së kërkesave të një tregu gjithnjë e më të madh pa humbur karakterin individual të verërave të saj, ndërsa teknologjia ndihmon për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm të verërave cilësore. Në ditët e sotme, verërat vazhdojnë të jenë të njohura dhe të kërkuara në të gjithë botën, shijet dhe karakteristikat e tyre vazhdojnë të zhvillohen dhe të ndryshojnë nën ndikimin e prodhimit modern dhe inovativ. Prodhimi i verës është një art dhe një shkencë që vazhdon të eksplorohet dhe të përmirësohet duke krijuar një gamë të gjerë të shijeve dhe përvojave për konsumatorët e verës në të gjithë botën.

    X